Përgjimet/ Pjerin Ndreu: Thuaj drejtorit të shkollës të deklaroi votën hapur, ndryshe iku nga puna

Gazeta gjermane Bild ka publikuar përgjimet e reja. Të përfshira në to është edhe is deputeti socialist Pjerin Ndreu sot kandidat për bashkinë Lezhë Ndreu dëgjohet teksa shantazhon mësuesit.

Në bisedën me Drini Gjecin, drejtor i Arsimit për rajonin e Dibrës, Ndreu i kërkon atij ti bëj presion drejtorit të shkollës që të deklaroj hapur votën për Partinë Socialiste, përndryshe të hënën do të “fluturojë nga puna”.

Biseda e plotë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjerin Ndreu: Mirëmëngjes

Swiss Digital Mobile Reklama

Drini Gjeçi: Mirëmëngjes

Pjerin Ndreu: Pjerin Ndreu jam. Si je?

Drini Gjeçi: Po Pjerin. Si kalove?

Pjerin Ndreu: A je mirë? Si ke qenë?

Drini Gjeçi: Mirë.

Pjerin Ndreu: Bëj një telefon atij Reashat Elezit, nga Reçi. Thuaj drejtorit të shkollës me deklaru votën hapur, se ato sms që i çon poshtë e përpjetë nuk janë të mira. Thuaj atij të deklaroj hapur se do të votojë për Partinë Socialiste se përndryshe të hënën tregoja vetë ku fluturon.

Drini Gjeçi: Reshat Elezaj?

Pjerin Ndreu: Po

Drini Gjeçi: Po do flas unë tani me të

Pjerin Ndreu: Tregoji ku fluturon të hënën. Thuaj të deklarojë votën për Partinë Socialiste aty, ta deklaroj hapur për PS ose ndryshe të gjej vend të futet.

Drini Gjeçi: Mos u shqetëso se do e mbaroj unë atë punë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?