Përgjimet, Spaho: Arta dhe Donika kujdesen për të mbrojtur gangsterët e Ramës

Nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho teksa referon përgjimet e publikuara nga e përditshmja gjermane “Bild”, deklaron se krerët e dy prokurorive që kanë në shqyrtim dosjen në fjalë prej dy vitesh nuk kanë bërë asgjë, pasi duhet të mbrohen me çdo kusht gangsterët e Ramës.

“Sot gazeta më e madhe e Europës “Bild” botoi 5 përgjime ku shfaqet qartazi, pa asnjë mëdyshje, se si janë vjedhur zgjedhjet e vitit 2017 nga Edi Rama dhe krimi i organizuar.  Dy kryetarë bashkie, dy drejtorë bashkiakë, drejtori i hipotekës, deputeti i PS-së dhe vëllai i tij në bashkëpunim me klanin Abdylaj, organizojnë vjedhjen e zgjedhjeve në Durrës e Shijak dhe dërgojnë përfaqësuesin e tyre në Parlament. Këto dosje kanë dy vjet që flenë nën kujdesin e Artës dhe Donikës (Kryeprokurorja e Përgjithshme Arta Marku dhe kryeprokurorja e Krimeve të Rënda, Donika Prela) për të mbrojtur gangsterët e Ramës. Në vend që të bëjnë sikur po hetojnë, me paturpësinë më të madhe hapin hetim për ata që denoncojnë vjedhjen e zgjedhjeve, kurse qeveritarët hajdutë dhe gangsterët bredhin lirisht në Durrës dhe Shijak. Nuk mund të pritet gjë tjetër prej bandës së përbërë nga qeveria, gangsterët dhe prokuroria. Të mendosh që këta do tërhiqen është iluzion i madh. Ky kancer i egër që ka mbërthyer vendin hiqet vetëm me një mënyrë, me forcën e qytetarëve. Bashkohuni të gjithë në datën 8 Qershor ti shporrim këta maskarenj”, shprehet në reagimin e tij nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?