Dalin përgjimet e reja nga gazeta BILD
Gazeta më e madhe gjermane Bild ka nxjerrë mbrëmjen e sotme të tjera video përgjime të blerjes së votave.
Në video përgjimin numër 5 dëgjohet se Imer Lala njoftohet se ekipi i Fiks Fare ka marrë një njeri me ‘Benz’, i cili ishte i infiltrum.
Fiksi ka filmuar se si po bliheshin votat në Dibër.
Përgjimi 5
Ymer Lala në telefon me nipin e tij Elio Lala
Elio Lala: O xhaxha
Ymer Lala: He mer
Elio Lala: A po pushosh ee
Imer Lala: Po
Elio Lala: Jo të mora në telefon se doja të të pyesja, të takoj pak Admir Truken, se dje te Fiksi kanë nxjerrë Nehatin kshu, kurse sot mund të dalë ajo video ku është me lekë nëpër duar, e ke parasysh.
Imer Lala: hhh
Elio Lala: Dhe thashë ta pyes si vepron Policia, ça bën pas videos
Imer Lala: Po ik e takoje njëherë
Elio Lala: Po e takova dhe i mora numrin Ejsit
Imer Lala: Jo më se s’quhet provë ajo
Elio Lala: Po kështu tha edhe ai… “mos e rruaj k…”
Qeke lodh pak
Imer Lala: Jam dërrmu. Po më dhemb këtu mu Elio
Elio Lala: Ku
Imer Lala: Në krah të djathtë. Në fund të shpinës në krahun e djathtë
Elio Lala: Po pive ndonjë nga ato që ke ti, Advilat….Po pi nja dy
Imer Lala: Janë prapë sonte videot ee
Elio Lala: Ndoshta mund të jetë video tjetër
Imer Lala: Nga ishte ky majmun
Elio Lala: Nga Shodolli. A ishte i infiltrum, ai përgatit? E ndoqa sot. Ndryshoi rrugën bashkë me njerëzit e Fiksit. E ndoqa deri në qosh dhe sun e kapa.
Imer Lala: Kanë qenë ata të Fiksit që kanë ardh?
Elio Lala: Për Zotin. Kanë ardh ata e kanë marrë me një një Benz të zi
Një shef i policisë i cili shpik një plan për manipulimin zgjedhor me një ministër. Një ministër që thërret një shef mafioz të njohur mbarëkombëtar për të folur për blerjen e votave. Një shef mafioz që mbledh kartat e identitetit. Kështu shkruan BILd për përgjimet e fundit që ka publikuar.
Shiritat tregojnë një shembull të bashkëpunimit për manipulimin e zgjedhjeve në vitin 2017 midis politikanëve më të lartë të socialistëve në pushtet, bosëve të mafias, policisë dhe shërbyesve të lartë civilë në Shqipëri, shkruan BILD.
Përgjimet tregojnë përse biznesi zgjedhor paguan për të gjithë të përfshirët:
Socialistët mbetën në pushtet.
Liderët e policisë u promovuan.
Bosi i mafies mori premtimet e mosndëshkimit.
Në përgjimet e publikuara del edhe biseda mes ish-ministrit Damian Gjiknuri dhe ish-drejtuesit të PDIU-së në Dibër, Imer Lalës, i denoncuar gjerësisht nga opozita.
Përgjimi 2:
Vajza: Po ti ku je, përveçse u çove nga kafja?
Imer Lala: Unë në 10:30 kam një takim me atë robin.
Vajza: Po
Imer Lala: Do shkoj në zyrë sa të dal të bëj telefon sepse pastaj jam për Pogradec.
Në përgjimin numër 3 biznesmeni Imer Lala bisedon në telefon me një panjohur.
Përgjimi nr 3:
Imer Lala: O zotëri po ku je mor se i rash telefonit.
I panjohuri: E kam mbyll atë.
Imer Lala: E ke mbyll atë numër?
I panjohuri: Për momentin. Çkemi ça bone?
Imer Lala: Hiç isha tek ai bab loku i madh (Edi Rama). Se si dolëm.
I panjohuri: Po?
Imer Lala: Po qesh me Qifin parës.
I panjohuri: Ëhëëë.
Imer Lala: Po ti mos e rruj leshin për asnjë gjë.
I panjohuri: Ene…
Imer Lala: Po a do vish sot andej e flasim, apo jo…
I panjohuri: Nuk kuptohet …
Imer Lala: Hajt se do vij atje unë sot…
Përgjimi katërt:
Ymer Lala: Hë mor zotëri.
Damian Gjiknuri: Tërmet, tërmet! Tërmet i q…nanën.
Ymer Lala: Çfarë kemi bërë ne të dy.
Damian Gjiknuri: Tërmet!
Ymer Lala: Po më shkruante ai robi. I thashë a po fle gjumë. Tha jam habit me Selishtën dhe Luzninë (dy fshatra në Dibër). I thashë se paske njohur Damian Gjiknurin dhe mua nga afër.
Damian Gjiknuri: hahahha Tërmet, tërmet!
Ymer Lala: Hajde, se mbaroi.
Damian Gjiknuri: I q…robtë. Doli llafi jot. Doli llafi jot me 1 mijë vota plus.
Ymer Lala: Me gjithë mend nuk më paske njohur nga afër.
Damian Gjiknuri: Edhe ti mua, edhe unë ty.
KOHA JONË SONDAZH

