FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Përleshje fizike në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, ish-ministri Ademi godet me sende deputetët (VIDEO)

Një incident është regjistruar në Kuvendin e Maqedonisë, ku deputetët e opozitës kanë tentuar të ndërpresin seancën. Pas debatit të ashpër, ka reaguar Arbër Ademi nga BDI, kryetar i Komisionit dhe ish-ministër i Arsimit, i cili ka hedhur sende në drejtim të deputetëve të grumbulluar rreth tij.

Hedhja e sendeve nga ana e Ademit ndodhi në momentin kur deputetët e opozitës kërkuan fjalën për rendin e ditës, ku ishte edhe propozim-ligji për punën e gjykatave, i cili parashikon zgjatjen e punës së gjyqtarëve deri në moshën 67-vjeçare.

Në një video të publikuar nga deputeti i VMRO-DPMNE-së, Mille Lletkov, shihet se deputetët Dafina Stojanovska dhe Antinio Milloshoski nga VMRO-DPMNE-ja i afrohen tavolinës së Ademit dhe ia heqin mikrofonin. Pas kësaj duket se Ademi e godet Milloshoskin në dorë dhe hedh një shishe uji në drejtim të deputetëve të tjerë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për incidentin, opozita fajësoi Ademin, duke e akuzuar për “sjellje të dhunshme”.

Swiss Digital Mobile Reklama
Tensione në Kuvendin e Maqedonisë, Arbër Ademi godet Antonio Milloshovskin

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?