FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Përparim Spahiu: FMN rrëzoi filozofinë e tatimit progresiv

Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu ka deklaruar se, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka hedhur poshtë filozofinë e qeverisjes socialiste mbi tatimin progresiv të pagës, që presupozon mbështetje për shtresat sociale, duke ndihmuar të varfërit dhe shtresën e mesme dhe paralelisht duke taksuar më shumë të pasurit.

“Ky qe lajmi i djeshëm. Të njëjtën gjë thamë dhe ne tre vite më parë, në mënyrën më konstruktive të mundshme. Asnjëherë nuk u dëgjuam por dhe nuk u bëmë pengesë për ta votuar. Konstruktivë si gjithmonë…!!!”, shkruan Spahiu në profilin e tij në Facebook. Ai thekson më tej se, “e drejta vonon por nuk harron”. “Shpresojmë që qeveria e re do reflektojë me paketë fiskale funksionale, vërtet të ndershme, ku të mos tatojë më shumë punën por fitimin”, ka shtuar Spahiu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?