Përparim Spahiu: Modeli ekonomik i Rilindjes, dështim spektakolar
Deputeti i LSI-se, Perparim Spahiu bashkebisedon me te rinjte e LRI-se ne Kampingun e Jales.
“Modeli Ekonomik i Rilindjes deshtim spektakolar. Modeli i taksave te larta, qe pervecese nuk realizoi te ardhura me te shumta, penalizoi biznesin ne Shqiperi. Gjithashtu Shqiperia humbi shanset qe te ishte vend atraktiv per investitoret e huaj. Ne Shqiperi, jo vetem qe nuk pati investime te huaja, por disa prej tyre ekzituese, u detyruan te mbyllin aktivitetin dhe te largohen nga vendi”,- tha Spahiu.
Deputeti i LSI shtoi se “ështe nje kembane alarmi mungesa e konkurrueshmerise dhe kontrolli ekonomik i vendit nga nje grup njerezish te ashtuquajtur oligarke. Deshtim spektakolar gjithashtu persa i takon politikave sociale, ku me nje te rene te lapsit, kryeministri hoqi nga skema e ndihmes ekonomike qindera familje te varfera shqiptare. Qeveria me arrogance rrezoi statusin e Minatorit, pa iu dhimbsur aspak keta te fundit, edhe pse ne 2009-en kishte nje marreveshje direkte me ta, qe me ardhjen ne pushtet statusi do ishte gjeja e pare e miratuar. kryeministri e ka kthyer Parlamentin thjesht ne nje noter te vendimeve te veta. I tille qe rasti i Statusit te Minatorit, por dhe mjaft vendime te tjera, deri ne antikushtetuese, ku askush nuk mund te ngrihet kundra vendimit te Rilindjes. Vendi rrezion rregjim diktatorial, ku nje njeri kontrollon dhe merr vendime per gjithcka. Qeveria eshte pa strategji persa i perket investimeve direkte ne Ekonomi, investime qe absolutisht do ishin me kosto me te vogla, se sa ato te dhena privateve me oferta te pakerkuara me koncensione dhe PPP”.
KOHA JONË SONDAZH

