FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Përplasja me Ruçin. Vetëm një deputet i PD u ngrit të mbronte Berishën

Ashtu siç ishte parashikuar që përpara fillimit të seancës, marrëdhënia e Sali Berishës me kryetarin e ri të Kuvendit, Gramoz Ruçi, nuk do të jetë e karakterizuar nga qetësia dhe dashuria si ajo me ish-kryetarin Ilir Meta.

Ish-kryeministri mori fjalën duke shmangur deputetin tjetër demokrat, Genc Pollo, por edhe kësaj here, Berisha kishte më shumë për të thënë se çfarë ofron minutazhi në Kuvend. Ruçi u tregua i prerë kur vendosi të mos i jepte më shumë minuta në dispozicion Berishës, çka ngjalli reagimin e vetëm një deputeti demokrat në sallë.

Edhe këtë radhë ishte Flamur Noka ai që u shpreh i gatshëm t’i jepte minutat e tij ish-kryeministrit, por kjo nuk u pranua nga Ruçi. Deputetët e tjerë të PD-së nuk ndërhyn, por duartrokitën në fund fjalimin e ish-kryetarit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ruçi i pret fjalën Berishës: Mos më detyro të …

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?