FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Përplasja në qeveri, Manjani: Rama ndërpreu agjendën me Pence, për ti treguar dhëmbët Bardhit

Përplasja e sotme mes ministrit teknik të Drejtësisë Gazmend Bardhi dhe kryeministrit Edi Rama ka tërhequr vëmendjen e ish-ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani, i cili ironizon sjelljen e Ramës me Samitin e Podgoricës, teksa shprehet se ai ndërpreu agjendën zyrtare me Zv. Presidentin e USA dhe vjen në Tiranë për t’i treguar autoritetin Gaz Bardhit.

Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, thekson se reagimi i Kryeministrisë ndaj Bardhit nuk kishte për qëllim asgjë më shumë se sa tregimin e muskujve nga Rama.

Reagimi i plotë i Ylli Manjanit

Swiss Digital Desktop Reklama

Ja arritëm edhe kësaj dite!

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryeministri që na përfaqëson, ndërpret axhendën zyrtare me Zv. Presidentin e USA dhe vjen në Tiranë për t’i treguar autoritetin Gaz Bardhit!

Duhet falenderuar zëdhënia e Kryeministrisë për këtë lajm që na dha sot!

Ishte nga më të sinqertët ky lajm. Nuk paska qenë punë e veshjes nga këmbët, por për t’i treguar ministrave dhëmbët!

Shijojeni!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?