Përplasjet në Kuvend, reagon Elisa Spiropali: Foltorja në terr!

Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka nxjerrë disa pamje nga seanca e sotme në Kuvend, ku deputetët e opozitës bllokuan foltoren dhe karriget e ministrave.

“FOLTORJA NË TERR
Pasi iu sulën me revan e yrysh, me kazma e qysqi shtëpisë së tyre, sot aradha e mbetur e opozitës pa kokë, tentoi pushtimin e sallës së Kuvendit, asaj që duhej të ishte shtëpia e popullit.
Zunë karriget në tryezën e qeverisë, si dëshmi e dëshirës së papërmbajtur për pushtet pa votë, dhe folën nga errësira me fjalë të zeza.
Për çudi ekstremet puqen: si Biri ashtu dhe Ati. Dje, mbas çdo humbjeje, Luli thoshte: Beteja sapo ka filluar.
Sot Saliu, i humbur pa filluar ende, thotë: tani nisi qëndresa!
Aferim e Selam në udhën e qorrollepsjes në terr!”, shkruan Spiropali krahas pamjeve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?