Peshqit e mëdhenj. Ambasadori Lu, mesazh politikanëve dhe prokurorëve: Ku i keni rezultatet?
Ka pritur pikërisht fundin e ditës së fundit të muajit janar për ti kujtuar institucioneve ligjzbatuese në vend për zhgënjimin e tij lidhur me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në vend.
Ambasadori i SHBA në vendin tonë, Donald Lu i ka dërguar një mesazh politikanëve, policëve dhe prokurorëve shqiptarë.
Në mesazhin e publikuar në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane në “Facebook”, ambasadori Lu thotë se ndonëse SHBA “investuan në burimet për t’ju ndihmuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, nuk po shihen ende rezultate.
POSTIMI I PLOTE
“Politikanëve, policëve dhe prokurorëve: ju u zotuat përpara popullit shqiptar dhe përpara nesh. Ne investuam në burimet për t’ju ndihmuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ku janë rezultatet? Populli shqiptar do që t’i jepet fund pandëshkueshmërisë. Komuniteti ndërkombëtar kërkon rezultate konkrete përpara vendimeve të rëndësishme këtë pranverë. Tik-tak.”
Ambasadori Donald Lu
KOHA JONË SONDAZH

