Petrela, i përgjigjet Ramës: Krahasuar më atë që i bënë gjyshërve komunistët në ‘44, kjo që më bëre sot ti në demokraci është lule

Neurokirurgu i njohur botërisht, pjese e 100 me te mireve ne bote, por prej dje, pjese e listes se zeze te kryeministrit Rama me nepunesit e denoncuar si abuzues me detyren ka reaguar ekskluzivisht per “PANORAMA ONLINE”.

Reagimi i Mentor Petreles per “PANORAMA ONLINE”

Populizmi eshte nje menyre cinike per te luajtur me zemerimin e nje mase amorfe qe e perkedhelin me emrin popull qe jo rralle eshte perdorur per te hequr qafe eliten”uzurpatore”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shkaku eshte urrejtja e perjetshme dhe zilia ndaj talentit.Per te evituar gomarllekun me te cilin ky populizem ushqehet me mjetet e sotme te komunikimit influencuar dhe nga “Bota eshte e sheshte” e Thomas Friedman i kam refuzuar keto mjete.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sot e gjej vehten i korruptuar. “virgo et incorrupta “paradox i skuadronit FB.Volteri ne letren drejtuar d’Alembert 18 korrik 1766 shkruan”…barbaria po behet e padurueshme nga heshtja jone, neser ajo do te na there kur ti vije qejfi madje juridikisht”

Ne historine e familjes pas ardhjes se komunisteve ne ’44 gjysherit, klasa e permbysur e perjetuan me etiketa te varura ne qafe “gjakpires te popullit” me pas me gjyqe, deportime, burgje, internime, keshtu qe kjo e sotmja me duket lule.

Ajo qe me shqetesoi eshte mentaliteti i skuadronit i Saint Just” Mbreti duhet te gjykohet si armik”.

Jetojme ne demokraci, disa “realiste” jane pjesa me antidemokratike sidomos kur ndjekin shijen e plebes, harrojne se ka padi difamacioni edhe pse Nietszche autokracine e shtetit e perkufizon “perbindshi i ftohte”.

Skuadra FB kurre nuk do te kete shansin te degjoje korin e se vertetes qe i drejtohet Eteoklit ne Shtate kunder Tebes “Ti nuk do te quhesh nje i poshter sepse jetove me arritje”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?