Petrit Vasili: Çmimi i naftës dhe Ballkani i hapur, thikat e rilindjes ndaj shqiptarëve
Nga Petrit Vasili
Çmimi i naftës dhe Ballkani i hapur, thikat e rilindjes ndaj fermerëve të Lushnjës dhe Shqipërisë!
Rritja e tmerrshme e çmimit të naftës, që në Lushnjë arrin ne 239 lekë është asgjësim real për fermerët e ndershëm dhe punëtore të Myzeqesë dhe gjithë Shqipërisë.
Shihni cmimet ne Maqedoni dhe në Kosovë që janë më të ulëta se në Shqipëri.
Në Kosovë çmimi është rreth 173 lekë litri ndërsa ne Shqipëri është 239 lekë, pra rreth 28% më shtrenjtë.
Qeveritë në Maqedoni e Kosovë mendojnë për qytetarët dhe nuk vënë dyfishin e taksave mbi karburantin si qeveria e Edi Ramës.
Ballkani i hapur hapi dhe thelloi në mënyrë dramatike krizën duke goditur në zemër fermerët.
Ballkani i hapur e bëri plotësisht të pamundur shitjen e mundit e djersës së tyre, që kalbet, shkon dëm dhe qumështi derdhet në rrugë se nuk shitet dot përballë qumështit serb.
Ballkani i Hapur dhe çmime karburantesh, që komandohen nga oligarkët klientë të qeverisë do të thotë asgjësim i fermerëve shqiptare.
Ka vetëm e vetëm një zgjidhje: Votën masivisht kundër rilindjes dhe patericave opozitare.
Vota kundër rilindjes dhe patericave opozitare është shpëtimi i vetem për qytetarët dhe fermerët, asnjë zgjidhje tjetër nuk ka!
KOHA JONË SONDAZH

