FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Petrit Vasili: Dikush duhet ta informojë ambasadoren Vllahutin

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vllahutin deklaroi sot në “Vizion Plus” se qeveria “Rama” ka bërë hapa të mahnitshëm në luftën kundër drogës.

Pas kësaj deklarate ka reaguar kreu i deputetëve të LSI, Petrit Vasili. Në një reagim në Facebook, Vasili shprehet se dikush duhet ta informojë Vllahutin për tonelatat e drogës që kapen çdo ditë në Shqipëri.

Deklarata e Petrit Vasilit:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ambasadorja Vllahutin na mahniti kur foli për drogën në Shqipëri dhe tha: “Megjithatë më duhet të them se ajo që kemi dëgjuar prej tyre është vërtetë e mahnitshme përsa i përket suksesit”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dikush duhet ta informojë ambasadoren Vllahutin për tonelatat e drogës, që kapen përditë. Këtë informacion mund t’ia japin dhe duke pare mediat vizive, të shkruara dhe elektronike nga Gjermania, Franca, Anglia, Italia apo raportet e CIA-s, Europolit etj etj.

Të gjithë në Shqipëri janë të “mahnitur” nga dështimi i qeverisë dhe nga përmbytja me drogë dhe me krim, ndaj informojeni ambasadoren edhe për këtë meqënëse drejton delegacionin europian në Tiranë dhe jo në Afganistan.

Dikush duhet ta informojë edhe që është shtuar lufta kundër drogës si kusht tjetër për integrimin evropian”.

Vlahutin: Zgjedhjet ishin OK. Rama, rezultate të mahnitshme kundër kanabisit

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?