Petrit Vasili: Diplomacia koreano-veriore e kryeministrit

Çështja e vizave me Holandën po merr një rrugë të çuditshme, Në një anë shtypi holandez që deklaron se ka një kërkesë për kthimin e vizave aq sa një grup deputetësh kanë marrë nismën për të realizuar këtë e në një anë ambasadorja shqiptare në Holandë që e mohon.

Mbi këtë situatë ka reaguar edhe kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili. Në një postim në facebook, Vasili citon shkrimin e gazetës holandeze “De Telegraaf”, në të cilën shkruhej se ambasadorja shqiptare ka dezinformuar lidhur me kërkesën për vendosjen e vizave për shqiptarët.

Kreu i grupit parlamentar i LSI-së, e cilëson këtë diplomaci që i përngjan një standardi korenao-verior, as ata nuk e kanë pasur këtë dezinformin, shprehet Vasili.

Swiss Digital Desktop Reklama

Statusi

Swiss Digital Mobile Reklama

Gazeta holandeze “De Telegraaf” kthjellon gjithçka dhe situata lidhur me vizat është serioze. Ndërsa ambasadorja shqiptare në Holandë demostroi “kurajo” për të dezinformuar dhe një standard koreano-verior informimi, që të tillë nuk e kanë patur as ambasadorët në kohën e Partisë së Punës. Kjo diplomaci koreano-veriore i duhet shkollëpaktit, kryeministrit tonë. Në fund të fundit kaq kupton…Për të shqiptarët janë të fundit dhe ai punët (…) e tij i ka fjollë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?