Petrit Vasili: Drejtësia e kapur dhe me regji, aleate kryesore e Ramës, që duhet trajtuar nga populli si ai!
Nga Petrit Vasili
Drejtësia e kapur dhe me regji, aleate kryesore e Ramës, që duhet trajtuar nga populli si ai!
Gjykata Kushtetuese me vendimet dhe mosvendimet e saj dhe SPAK-u me mosveprimet e tij, janë kthyer në mburojat e Ramës, që e mbrojnë atë nga ndëshkimi për shkaterrimin, kapjen dhe korruptimin me miliarda euro të çdo qelizë të shtetit.
Skandalet dërrmuese si: inceneratorët, energjia, borxhi i tmerrshëm publik, koncesionet, tenderat sekrete, kufijtë e Shqipërisë, ligjet antikushtetuese të bëra me porosi, strehimi social etj. janë aty të bunkerizuara nga Drejtësia me regji dhe e kapur për të siguruar pandëshkueshmërinë e Ramës & co.
Zgjidhja e vetme politike është përmbysja e rilindjes dhe kjo bëhet vetem me një rezistencë ballore.
Rezistence ballore si ndaj pushtetit, por edhe ndaj Drejtësisë me regji dhe të kapur, ndaj SPAK-ut, që nuk vepron dhe qe mbyll çështjet dhe sytë përpara shkatërrimit, përvetësimit dhe shpërdorimit të interesit publik, por edhe të një Gjykate Kushtetuese, që nuk mbron interesin publik, por vetëm interesin e korrupsionit të qeverisë.
Praktikisht ky sistem drejtësie i kapur dhe me regji, që nuk vepron kundër qeverisë është kthyer në aleatin më të madh dhe kryesor të Qeverisë dhe të korrupsionit qeveritar.
Pra aleati i vetëm me të cilin kjo qeveri jeton dhe mbijeton janë kthetrat dhe tentakulat e saj mbi organet e drejtësisë.
Me një SPAK, që nuk heton, një Gjykatë Kushtetuese ikanake, që bën sikur nuk shikon, që nuk shprehet dhe që mbulon abuzimin me interesin publik, pandeshkueshmëria e Edi Ramës dhe qeverisë është një fakt shumë i rëndë dhe i pakalueshëm.
Kjo Drejtësi me regji punon vetëm për të bërë alibinë e korrupsionit qeveritar në vend se të luftojë në vijë të parë për ndëshkimin e rreptë dhe pa asnjë kompromis të tij.
Kjo drejtësi me regji, që telekomandohet nga Kryeministria është pa asnjë diskutim armikja me tinzare e interesit të qytetarëve, të cilët janë pushtuar nga zhgënjimi i plotë për shkak të mosfunksioninimin të paanshëm dhe ligjor të saj.
Sapo një skandal shfaqet, bunkeri i sigurtë i vetëm i Ramës dhe qeverisë është drejtësia, e cila i mbyll çështjet me tekstin vendimeve të përgatitura të gatshme nga zyrat e Ramës pa i lëvizur pika dhe presja.
Drejtësia me regji dhe e kapur, këta janë aleatët e Edi Ramës ne zvarritjen e tij në pushtet, prandaj këto instrumente të tij duhen trajtuar nga populli njëlloj si ai.
KOHA JONË SONDAZH

