FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Petrit Vasili: Duhet pakt kombëtar për ekonominë

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka bërë një postim në rrjetet sociale në lidhje me investimet e huaja në vendin tonë. Vasili shprehet se thithja e projekteve të mëdha në Shqipëri është në nivelin më të ulët se asnjëherë më parë.

Ai propozon një Pakt kombëtar për Ekonominë, në mënyrë që papunësia dhe varfëria të mos bëhen sëmundje pa shërim.

“Ekonomia shqiptare në konfuzion. Investimet e huaja në nivelin më të ulët se asnjë herë. Thithja e projekteve të mëdha më e ulta. Nuk ka prioritete madhore në ekonomi, por thjesht improvizime të ditës, që thjesht riciklojnë arkaizmin ekonomik, profanizmin dhe të kënaqurit me fiktivitet të qeverisë si dhe thellojnë frikshëm pabarazinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është koha për një Pakt Kombëtar për Ekonominë. Fjalët boshe dhe demagogjitë artificiale me shifrat për ekonominë do ta bëjnë varfërinë dhe papunësinë sëmundje pa shërim, dekurajimin tragjik për të rinjtë të pashmangshëm dhe vrasjen e shpresës mënyrë jetese”,- shkruan Vasili.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?