FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Petrit Vasili: Edi Rama asnjë fjalë për qindra qytetarë të Krujës të helmuar, për të ata nuk ekzistojnë

Nga Petrit Vasili: 
Edi Rama asnjë fjalë për qindra qytetarë të Krujës të helmuar, për të ata nuk ekzistojnë!
Ngjarja e Krujës ku qindra qytetarë janë helmuar përbën një moment tepër të rëndë.
Edi Rama dhe qeveria e tij janë totalisht inekzistent në çdo pikëpamje.
Informacioni zyrtar është vetëm propagandistik dhe pa asnjë element përgjegjësie dhe pa asnjë analizë shëndetësore, por edhe ligjore të detyrueshme.
Edi Rama, që nuk lë gjë pa komentuar për çdo gjë që ndodh në Europë dhe në botë nuk thotë asnjë fjalë për qindra qytetarë të helmuar.
Askush nuk mban përgjegjësi në qeverinë e Edi Ramës ndërsa qytetarëve ju është rrezikuar shumë seriozisht shëndeti.
Situata flet vetë. Furnizimi me ujë dhe veprat, që e sigurojnë atë si dhe rrjeti i shpërndarjes e siguria sanitare të ujit të pijshëm janë në mëshirë të fatit.
Shteti i propagandës nuk garanton as sigurinë minimale të qytetarëve për ujin, që ata pijnë.
Për Edi Ramën qytetarët nuk ekzistojnë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?