Petrit Vasili: Kryeministri qesharak, përbuz shqiptarët nga Amerika
Nga Nju Jorku, në një intervistë për Zërin e Amerikës, Edi Rama nuk deshi të komentojë situatën e Shkozës, ku shumë banesa do të shemben në sajë të projektit për rehabilitimin e Lanës.
Rama u shpreh se Shkoza nuk meriton asnjë koment nga Nju Jorku. Për Ramën, këta banorë që po nxirren me dhunë në rrugë nuk duhet të dëmshpërblehen dhe të ledhatohen. Familjet duhet të akomodohen me mundësitë e tyre.
“Shkoza nuk përfaqëson asgjë dhe nuk meriton besoj koment deri në New York. Është një proces si shumë procese të tjera që kanë qenë të domosdoshme që të shemben ndërtime pa leje aty ku pengon zhvillimi i infrastrukturës. Kush ndërton pa leje, patjetër mund nuk të pretendoj që të përkëdhelet, të demshpërbehet, por meriton të trajtohet me kujdes, duke i dhënë mundësi qiraje të paguar nga gjithë komuniteti për një periudhë të caktuar. Aty ku do gjejnë të vet mundësi për tu strehuar. Shteti do mbështesë të gjithë procesin me mund dhe mirëqenie. Të bësh punë nuk ka shumë rrugë, dhe në këtë rrugë do ketë shqetësime të kësaj natyre. Këto janë shqetësim që i përkasin një pakice të vogël me rëndësinë”, – u shpreh Rama për ‘Zërin e Amerikës’.
Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar sot për deklaratat e Kryeministrit, Edi Rama në intervistën e dhënë për “Zërin e Amerikës”. Rama deklaroi se banorët e objekteve që po shkatërrohen në Shkozë nuk meritojnë as dëmshpërblim dhe as shpronësim.
Në një reagim në Facebook, Vasili i cilëson këto qëndrime si përbuzje ndaj qytetarëve shqiptarë.
Reagimi i plotë i Vasilit në Facebook:
“Kryeministri përbuz shqiptarët nga Amerika. Kryeministri Edi Rama ka folur për rastin e Shkozës gjatë një interviste në Zërin e Amerikës, këtë të premte. “Shkoza s’përfaqëson asgjë dhe s’meriton besoj koment deri në Uashington dhe Nju Jork”.
Këto tha ky kryeministër i egër me qytetarët dhe superficial e i paditur si në çdo gjë që bën e thotë. Për Kryeministrin, që llomotit nga Uashingtoni, shqiptarët duken hiçgjë, të vegjël dhe të parëndësishëm, pasi ky e ndjen veten të rëndësishëm dhe është shumë i lumtur me vanitetin e tij social dhe politik, pasi gëzon i shkreti që ndodhet atje.
Reagimet demode të shkollëpakut, që vijnë erë kutërbuese provincializme, humnere idesh dhe gëzimi qesharak si ai i shqiptarëve kur dilnin jashtë shtetit para viteve 90′, fjalët që thotë janë një komedi e zezë. Ndaj, qytetarët janë të fundit për të, ndaj familjet e Shkozës që përballen sot me një hall e dhimbje të rëndë janë asgje përpara tij, ndaj dhe qëndrimi i tij është i egër e pa mëshirë edhe per femijët e Shkozës, që s’dinë se ku do të mësojnë dhe prindërit e tyre, që ndodhen përpara shkateçërrimit pa kthim të djersës, gjakut dhe mundit shumëvjeçar”.
Nga Nju Jorku, në një intervistë për Zërin e Amerikës, Edi Rama nuk deshi të komentojë situatën e Shkozës, ku shumë banesa do të shemben në sajë të projektit për rehabilitimin e Lanës. Rama u shpreh se Shkoza nuk meriton asnjë koment nga Nju Jorku. Për Ramën, këta banorë që po nxirren me dhunë në rrugë nuk duhet të dëmshpërblehen dhe të ledhatohen. Familjet duhet të akomodohen me mundësitë e tyre.
“Shkoza nuk përfaqëson asgjë dhe nuk meriton besoj koment deri në New York. Është një proces si shumë procese të tjera që kanë qenë të domosdoshme që të shemben ndërtime pa leje aty ku pengon zhvillimi i infrastrukturës. Kush ndërton pa leje, patjetër mund nuk të pretendoj që të përkëdhelet, të demshpërbehet, por meriton të trajtohet me kujdes, duke i dhënë mundësi qiraje të paguar nga gjithë komuniteti për një periudhë të caktuar. Aty ku do gjejnë të vet mundësi për tu strehuar. Shteti do mbështesë të gjithë procesin me mund dhe mirëqenie. Të bësh punë nuk ka shumë rrugë, dhe në këtë rrugë do ketë shqetësime të kësaj natyre. Këto janë shqetësim që i përkasin një pakice të vogël me rëndësinë”, – u shpreh Rama për ‘Zërin e Amerikës’.
Reagon edhe Lulzim Basha
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas komenteve të kryeministrit Edi Rama lidhur me rastin e Shkozës.
“Drama e 400 familjeve qe po hidhen ne rruge, nuk perfaqeson asgje, thote Rama i bezdisur kur pyetet ne Neë York per hallet e vendit.
Shkoza perfaqeson mashtrimin e pafytyre te Rames qe ju premtoi legalizim ne fushate, dhe pas zgjedhjeve u ve rruspen.
Shkoza perfaqeson krim prej pushtuesi mbi mijera femije, prinder e te moshuar nen terror dhe dhune fizike dhe psikologjike.
Shkoza perfaqeson banden politiko-kriminale qe ka marre peng Shqiperine dhe te ardhmen tone. Shkoza perfaqeson pësimin qe duhet bere mesim se kush dhunon apo blen voten sot, te dhunon shtepine, femijet dhe jeten neser”, shprehet Basha në reagimin e tij.
KOHA JONË SONDAZH

