FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Petrit Vasili: Kryeministri ynë aq di, ka pak shkollë

Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili ka komentuar sot dëgjesa publike të Kryeministri Edi Rama. Ai thotë se Kryeministri nuk di të qeverisë, sepse formimi arsimor i tij është i paktë.

Postimi i plotë i Vasilit në Facebook:

“Dhunohen mjekë, vazhdojnë të mbyten pushues në plazhe, zjarre në gjithë vendin, energjia elektrike mungon gjithandej, ujë s’ka edhe ne qendër të Tiranës, OKSFAM na rendit të 149-t në botë për diskriminimin e të varfërve, GALLUP thotë se afërsisht 60% e shqiptarëve duan të largohen nga Shqipëria dhe ky shkollëpakët me tre vjet universitet në krye të qeverisë na tregon përralla.

Swiss Digital Desktop Reklama

S’ka faj ky shkollëpakët që na qeveris, sepse sa më pak t’i kesh hedhur mendjes aq më pak kupton dhe aq më rehat je.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dëgjesat u kthyen në përralla, kaq di shkollëpakti e përtej perrallës nuk shkon dot.

Shqiptarët nuk i hanë përrallat, thjesht shkollëpakti gënjen veten”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?