Petrit Vasili: Kryeministri ynë dhe gomari i La Fontenit

Kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili, përmes një postimi në facebook, ka reaguar mbi takimet e kryeministrit Rama me qytetarët ku ka folur për administratën dhe keqmenaxhimin gjatë 4 viteve.

Vasili shkruan se sipas Ramës, fajin se qeveria nuk mori fonde në Trieste, apo që jemi në vendin e 149-të në botë si mbështetësit e dobët ndaj të varfërve por edhe se 60% e qytetarëve duan të largohen, është e administratës. K

ëtë faj që Kryeministri ja ka lënë administratës, Vasili e ka ilustruar me përrallat e La Fontenit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Statusi

Swiss Digital Mobile Reklama

Meqë ky shkollëpak që kemi në krye të qeverisë lexon përrallat e La Fontenit dhe meqënëse gjithë fajin që nuk i japin investime në Trieste, që jemi të 149-t si mbështetësit më të dobët të të varfërve e mbështetësit më të mëdhenj të oligarkisë dhe që 60% e qytetarëve duan të ikin nga Shqipëria e ka administrata, ja ç’thotë La Fonteni në një përrallë: Një pronar, që të ruante kopshtin më mirë hoqi rojen dhe mori një gomar. Për gjithë natën gomari e shkatërroi kopshtin. La Fonteni i madh e mbylli përrallën duke thënë: “Nuk ka asnjë faj gomari, por Gomari që vuri gomarin”. Kjo vlen edhe për shkollëpaktin, kryeministrin tonë, që fajin ia paska administrata në këto 4 vjet të vegjetimit të tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?