Petrit Vasili: Mbrojtja e inceneratorëve është krim ndaj shendetit, mjedisit dhe financave publike
Nga Petrit Vasili
Piramida e trajtimit të mbetjeve ka alternativën e saj më të fundit djegien e tyre, pra ngritjen e inceneratorëve.
Kthimi me kokë poshtë i piramidës se mbetjeve u bë me urdhër të mafies dhe korrupsionit rilindas.
Inceneratorët ishin një veprimi i hapur me i egër kundër shëndetit dhe kundër ambientit i ndërrmarrë ndonjëherë.
Çdo kakarisje e rilindasve nga kryeministri e deri deputeti më i fundit që bëjnë avokatinë e inceneratorëve është krim ndaj qytetarëve.
Banka Botërore ka ngritur qartë shqetësimin që lidhet me inceneratorët ku në raportin e saj thotë:
“Ndërtimi i inceneratorëve të rinj paraqet gjithashtu shqetësime sa i takon pajtueshmërinë me acquis të BE-së për mbetjet, duke përfshirë parimin e hierarkisë së mbetjeve dhe objektivat e riciklimit”.
Krahasoni se çfare thotë Banka Botërore dhe çfarë thonë kukuvajkat rilindase që guxojnë dhe justifikojnë inceneratorët ne Komisionin Hetimor të Inceneratorëve.
Perveç grabitjes mafioze të qindra milionë eurove me inceneratorët dëmtimi i shëndetit dhe mjedisit janë të pallogaritshëm.
SPAK dhe Prokuroria e përgjithshme kanë para syve të tyre një krim shtetëror të shumanshëm. Çdo hezitim i tyre është vetëm bashkëfajtorësi sepse faji dhe fajtorët janë shumë të qartë.
KOHA JONË SONDAZH

