FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Petrit Vasili: Me urdhër të Edi Ramës u kërcënuan njerëzit e LSI në zgjedhje

Kryetari i LSI-së, Petrit Vasili është shprehur se ekzistoi një strategji e mirëmenduar  nga Edi Rama e zbatuar,“pikë për pikë”, për t’i bërë presion njerëzve në zgjedhjet e 25 qershorit.

Vasili deklaroi sonte në emisionin “Opinion” se plani kishte një target grup njerëzish që përkrahnin LSI-në dhe u bënin presion se do pushohen nga puna.

Sipas tij, e veçanta e këtij plani nuk ishte vetëm fakti i presionit të njerëzve që përkrahnin atë forcë politike, por edhe njerëzit e tyre që nuk ishin pjesë e LSI-së, madje preferonin një subjekt tjetër politik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai theksoi se njerëz të PS ushtronin presion drejtpërdrejt, me porosi të Edi Ramës, mbi njerëzit që kishin preferencë politike LSI-në.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?