Petrit Vasili: Nuk do të qeverisemi më nga të çmendur
LSI zhvilloi sot një miting madhështor në Tiranë. Kreu i deputetëve të LSI-së, Luan Rama ka hapur takimin. Ai u shpreh se pjesëmarrja e madhe është garanci që LSI do të dalë forcë e parë. Ndërkohë, kreu i LSI-së, Petrit Vasili tha se vetëm 10 ditë i ndajnë qytetarët nga vendimi për t’i dhënë vendit një tjetër drejtim.
“Ne kemi një zgjidhje për çdo problem që ka vendi. Kjo është rruga që do të transformojë vendin. Ne jemi forca që krijojmë Shqipërinë për rininë dhe jo Republikën e re apo Rilindjen. Ne kemi një plan për njerëzit dhe jo për oligarkët”,- tha Vasili.
Kreu i LSI-së tha se vota për LSI do të thotë votë për përgjegjshmërinë. “Nuk do të qeverisemi më nga të çmendur”,- tha ai.

KOHA JONË SONDAZH

