FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Petrit Vasili: Po hiqen vizat, kryeministër ku je?

Petrit Vasili, greu i grupit parlamentar të LSI-së, ka reaguar për vendimin e Hollandës për të vënë në diskutim lëvizjen e lirë të vendit tonë. Ai krëkon reagimin e Kryeministrit dhe thekson se heqja e vizav epër shqiptarët është një arritj madhore e pluralizmit dhe po nuk u reagua rrezikon të zhbëhet.

Statusi i plotë:

Po hiqen vizat, kryeministër ku je ?! Heqja e vizave për shqiptarët, një nga arritjet më madhore të pluralizmit, rrezikon të zhbëhet. Ishte kjo arritje që çliroi shqiptarët nga poshtërimi në dyert e ambasadave dhe shembi izolimin e turpshëm dhe trajtimin tonë si qytetarë të dorës së tretë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Paralajmërimet nga Europa kanë qenë pa fund, por shurdhëria dhe paaftësia kriminale e kryeministrit ka qenë fatale.
Në fund të fundit ai punët….e tija i ka fjollë, pavarësisht se qindra mijëra shqiptarë vuajnë skamjen e papunësisë dhe varfërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryeministri ynë nuk ka veshë, por ka vetëm stomak dhe të madh madje. Europa i vuri një zero të madhe delirit me timon e me tepsi. Ç’ taksirat ka populli të vuajë deliret dhe paranojat e një shkollëpakti, llafazan të pashërueshëm?

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?