Petrit Vasili publikon skanerin e pamëshirshëm të personazheve dhe…

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim publikon skanerin e pamëshirshëm të kohës dhe personazheve ku jetojmë.

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Vasili zgjedh të publikojë një poezi të Jorgo Bllacit, në të cilën theksi vihet tek vështirësia e të jetuarit në këto kohë në Shqipëri, ku siç thotë autori njeriu gjendet në mes të një rrëmuje pa kuptim, ku vrasësi hiqet për viktimë dhe kësaj të fundit i kërkohet shpagim.

Më poshtë postimi i plotë i Petrit Vasilit

Swiss Digital Desktop Reklama

Ja skaneri i pamëshirshëm i kohës dhe personazheve ku jetojmë:

Swiss Digital Mobile Reklama

EJA KENGA IME!…

Jorgo Bllaci

Eja kënga ime, s’kemi ç’rrimê,

Mes kësaj rrëmuje pa kuptim,

Vrasësi ku hiqet për viktimë,

Dhe viktimës i kërkon shpagim!

Ku tê përdhunuarat gjykohen,

Me të rrugës ligj nga prostitutat,

Ku tê marrë e të urtë përgojohen,

Dhe servilët, porsi minj nga skutat,

Dalin, rrahin gjoksin edhe mburren,

Se luftuan vrimash, si heronjtë,

Kuajve të ngordhur tek u sulen,

Per t’u hequr me tërbim patkonjtë…

Ku gjithkushi klith e shfryn paprerë,

Me një duf që mëshirona o zot!

Eja kënga ime, kaq poterë,

Unë e ti nuk e durojmë dot!

Se jo pakëz jeta na ka vrarë…

Ndaj, le t’ikim ku s’na sheh njeri!

Mbase larg në pyjet magjistarë,

Do të gjejmë prehje dhe qetësi!…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?