Petrit Vasili: Rama mori zero nga Trieste, zero dhe nga SHBA
Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili ka komentuar deklaratën e zëvendësambasadorit të SHBA lidhur me investimet në Shqipëri. Sipas diplomatit të SHBA, Shqipëria ka probleme me korrupsionin dhe për këtë arsye mungojnë investimet e huaja.
Nisur nga ky qëndrim i fortë i diplomatit amerikan, Vasili shprehet se pas Triestes ku Shqipëria nuk mori asnjë investim, tashmë është SHBA ajo që i vendos notën zero Kryeministrit.
“ Intervista e zëvendësambasadorit të SHBA-së vë gishtin në plagë.
Kryeministri i shurdhuar nuk i dëgjon këmbanat e SHBA-së, qe foli qartë për korrupsionin e qeverisë, që largon bizneset e investimet e huaja dhe që asfikson e mbyt ekonominë.
Meqënëse ka merak notat, ja pra ku e ka kryeministri edhe një notë tjetër nga SHBA: ZERO!
Zeroja e dytë, pas zeros që mori në Trieste, nga ku erdhi pa fituar asnjë projekt për Shqipërinë”,- shkruan Petrit Vasili në Facebook.
KOHA JONË SONDAZH

