Petrit Vasili shpërthen ndaj Ramës dhe Braçes: I bien legenit me dëgjesa e Facebook

Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar sot ndaj qëndrimeve të mazhorancës për rolin e opozitës së re të vendit. Në një postim në Faebook, Vasili shprehet se PS do që idetë dhe zgjidhjen e problemeve ta bëjë opozita, ndërsa “këta vetëm do t’i bien legenit me facebook e me dëgjesa”. Vasili ironizon dhe qëndrimet e Kryeministrit Edi Rama, i cili është i pakënaqur me qeverisjen e 4 viteve të fundit. Nisur nga këto qëndrime të Edi Ramës, kundër Kryeministrit Rama, Vasili thotë se PS-ja ka tani një kryeministër të ri.

Postimi i plotë i Vasilit në Facebook:

Këta të qeverisë duan t’u bëjmë opozitë , t’ ua japim edhe zgjidhjet edhe ti zbatojmë po ne, ndërsa këta vetëm do t’i bien legenit me facebook e me dëgjesa.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këto përrallat e këtyre të maxhorancës kanë tre emra:

Swiss Digital Mobile Reklama

1.Parazitizëm shtetëror,

2.Agjitacion e propagandë

3.Impotencë për t’u dalë zot punëve

Tani kryeministri i vërtetë erdhi, ai po e bën helaq me të drejtë kryeministrin Rama nëpër dëgjesa, pasi i ka bërë punët për dreq. Maxhoranca e ka kryeministrin e ri dhe le të çlirohet nga Rama, që i paska nxirë faqen, le të mos ta bëjnë këtë vetëm ata që po presin e po shtërzojnë për t’u bërë ministra”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?