Petrit Vasili, thirrje popullit: Marshoni drejt Tiranës, qeveria ka ikur

Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili zhvilloi këtë të enjte një bashkëbisedim me gazetarët, ku u bëri thirrje njerëzve të marshojnë drejt Tiranës në protestat e paralajmëruara në fillim të vitit 2018.

Njerëzit duhet të marshojnë drejt Tiranës, shteti ka dalë nga shinat. Kryeministri nuk e ka problem të vendos edhe njerëz me rekorde kriminale. Kemi një shtet klasor. Ky aksion do të vijojë, do të ketë bashkëpunim edhe me PD. Jo vetëm kaq, por edhe koordinimi me të gjithë qytetarët”, tha Vasili.

Sa i përket zgjedhjes së Kryeprokurores së Përkohshme, Vasili e cilësoi si të rrëmbyer nga 69 deputetë të mazhorancës. “Kemi një kryeprokuror të rrëmbyer nga 69 deputetë të mazhorancës. U zgjodh në kohën kur duhet të funksiononte reforma në drejtësi”, tha Vasili.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në komunikimin me gazetarët, Vasili ka komentuar edhe votën e Shqipërisë në OKB, për rezolutën anti-Trump, për Jeruzalemin. Ndërsa e cilëson votën të gabuar e qëndrim anti-amerikan, Vasili akuzon kryeministrin Rama e ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati se po cenojnë marrëdhëniet me një nga aleatët më të shtrenjtë të shqiptarëve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Swiss Digital Mobile Reklama

“LSI konfirmon se raporti me SHBA as ka për të qënë pronë e një kryeministri cilido qoftë ai, por as e një ministri të ekzaltuar nga e shkuara komuniste dhe ekzaltimi i çastit, por një marrëdhënie e popullit shqiptar me SHBA. Ata i vunë damkë të zezë marrëdhënieve që për ne popullin shqiptar janë jetike dhe strategjike”,- u shpreh ai.

Më tej, Vasili e cilësoi pozitive letrën e dërguar nga Presidenti Meta, për Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, ku distancohej nga vota e Shqipërisë dhe sqaronte se nuk ishte informuar për atë qëndrim. “Letra e Presidentit ishte një mision pozitiv, për të demonstruar atë që kryetari i shtetit ka demonstruar, çfarë mendon populli shqiptar dhe jo kryeministrucat e ministrucat”,- vijoi Vasili.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?