Petrit Vasili thirrje SPAK-ut: Boll mbyllët sytë ndaj oligarkisë që ka kapur vendin
Nga Petrit Vasili
SPAK boll mbylle sytë ndaj Ramës, këtij zgjatimi dhe gjymtyrë të provuar të oligarkisë!
Ekonomia shqiptare është e kapur për fyti nga oligarkët dhe ndodhet në intubim.
Oligarkia në Shqipëri është qartësisht përdoruese dhe e përdorur nga Rama dhe qeveria.
Rama-Qeveria dhe oligarkia janë si dy enë komunikuese të lidhura pazgjidhshmërisht me njëra-tjetrën.
Drejtësia me regji është e vetmja mburoje e Ramës dhe ekonomisë oligarkike qeveritare si dhe bunker shpëtimi i saj.
Nëse SPAK-u do të ishte pa regji, do ti kishte çuar me kohë në bankën e akuzës bëmat dhe gjëmat sa një mal si:
🚩Koncesionin e Rrugës së Kombit
🚩Koncesionin e Aeroportit Ndërkombëtar te Rinasit
🚩Koncesionin e Aeroportit të Kukësit
🚩Aferën e depozitave të naftës në Porto Romano
🚩Aferen e Astririt ku kilometri i Rruges shkoi 25 milion euro kilometri
🚩Rrugën Kardhiq Delvinë, që nuk mbaron kurrë e ndërkohë ha miliona pa mbarim.
🚩Rrugën e Arbërit dhe tunelet, që kushtojne 38 milionë euro kilometri.
🚩Aferën e frikshme të Portit të Durrësit të kundërshtuar fort nga vetë Bashkimi Europian.
🚩Aferën e Butrintit, qe nga shkatërrimi i parkut Kombëtar e deri tek vetë siti i cmuar arkologjik.
🚩Koncesionin e plazhit te Gjeneralit.
🚩Shitjen e ARMO per skrap.
🚩Koncesionin e CHECK UP.
🚩Prishjen e Parkut pas Universitetit te Tiranes per ndertime dhe rruge per llogari te oligarkeve, qe shkaterrojne edhe te vetmin gjelberim te mbetur ne Tirane.
🚩Katet pa leje te kullave te oligarkeve ne mes te Tiranes, kur qytetaret cohen ne polici per nje dritare apo riparim banese.
🚩Licensimin e Bankave me aksionere te regjistruar ne OFFSHORE.
🚩Aferen shume te rende te Teatrit Kombetar.
🚩Aferen e vendosjes se çmimeve te naftes dhe ushqimeve, ne pazar te hapur qeveri dhe oligarke, ku keta te fundit kane po vete monopolet e tyre te mbeshtetur nga qeveria.
🚩Inceneratoret dhe qindra milionat e vjedhur ne to.
🚩Arbitrazhe te humbura me qindra milionë euro per faj të qeverise, nje dem i pallogaritshem ky per ekonomine shqiptare.
🚩Dhjetra Ligje dhe VKM te bera me porosi te oligarkeve ku deputetet e ministrat rilindas me Ramen ne krye kane votuar ne Parlament e qeveri.
🚩Qindra milione euro te rindertimit te perdorura hapur per te blere vota.
🚩Qindra milion euro tendera sekrete te miratuara nga qeveria e tij per pandemine me cmime dhjetra here me te larta
🚩Fshehja kriminale nga ai dhe qeveria e provuar boterisht, e mijra qytetareve qe humben jeten nga Covid.
Ne krye te gjithshkaje eshte vetem ai, Rama!
Rama e di kete,ndaj i ben presion SPAK- ut, qe ai te mos veproje, qe te mbylle syte,te tapose veshet dhe te lidhe duart.
Por lodhet kot.
Aferat jane kaq te medha, sa qe mbyllja e syve e SPAK-ut vetem se ja zgjat pak agonine,por nuk e shpeton dot Ramen.
Dita e gjykimit po afron…!
KOHA JONË SONDAZH

