Petrit Vasili: Tirana ka vetëm dy mundësi
Kreu i deputetëve të LSI, Petrit Vasili ka publikuar një video të disa viteve më parë, kur kreun i Bashkisë së Tiranës premtonte se nuk do të kishte ndërtime në kryeqytet. Duke e cilësuar si një mos mbajtje premtimesh këtë deklaratë, Vasili thotë se Tirana duhet t’i kthehet të vërtetës.
Deklarata e plotë e Vasilit:
“Kryetari i Bashkise se Tiranes pa rivalë si genjeshtar. Tirana ka pare keto tre vjet nje cunam te papare genjeshtrash. Veliaj nuk ka rivale si genjeshtari me i madh qe ka qeverisur Tiranen dhe kjo eshte merita e me e vetme e tij.
I vertete ai eshte kur jep leje per kulla pa fund ne zemer te Tiranes dhe pastaj prap kthehet te genjeshtari dhe e mohon.
I vertete ai eshte vetem kur shan e shfryn dhe i quan qytetaret shpellare,por pastaj prap kthehet te genjeshtari dhe e mohon qe i ka quajtur ashtu.
I vertete ai eshte edhe kur thote se policja Ina nuk do te martohet dot se ju prene gishtat ,pastaj prap kthehet te genjeshtari dhe e mohon ma lexuan gabim thote.
Tirana ka vetem dy mundësi: ose te vazhdoje te shqepet me genjeshtra, te plackitet dhe te zhbehet si qytet e qytetari ose ti kthehet se vertetes dhe te mbijetoje e te ruaje ato vlera qe mundi i shume brezave ndertoi. Megjithate se sa genjen ky shiheni ne kete video qe flet vete”.
https://www.facebook.com/petritvasil/videos/900241360179670/
KOHA JONË SONDAZH

