Petrit Vasili tregon të vërtetën e sulmit të LSI-së ndaj drejtorit të Policisë Haki Çako

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në News24 ka treguar se pse LSI kohët e fundit ka sulmuar Drejtorin e Policisë Haki Çako.

Sipas Vasilit nën drejtimin e Çakos policia ka qenë në gjendjen më të dobët të saj dhe Shqipëria ka arritur rekordet e prodhimit të kanabisit.

“Nën drejtimin e këtij zotnie Shqipëria arriti të gjitha rekordet e prodhimit të kanabisit. Kemi marrë të gjitha nofkat, si “Kolumbia e Europës” dhe janë bërë artikuj në BBC, CNN e gjithandej” tha Vasili.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i LSI-së tha se puna e policisë së Shtetit ka qenë e dështuar në këto vite dhe se sipas tij rezultatet negative kanë qenë të dukshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?