FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Petrit Vasili: Zhiva e eurobarometrit do të jetë e përzierë me kanabis

Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar sot për shifrat e një studimit të Eurobarometri-t, i cili raporton se më shumë se 55 përqind e shqiptarëve janë të kënaqur me situatën ekonomike.

Në një shënim në Facebook, Vasili hedh dyshime mbi këtë studim. “Barometrat punojnë me zhivë dhe kjo zhiva e eurobarometrit do të jetë me siguri e përzierë me kanabis, nga ajo që trazon mendjen dhe xhepat e disave….”,- shkruan Vaslili.

Postimi i plotë në Facebook:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Eurobarometri na tregon se shqiptaret na qenkan shumë të lumtur, sepse janë shumë të varfër.

Swiss Digital Mobile Reklama

Eurobarometri na thotë edhe që megjithëse janë tre herë e kusur më të varfër se europianet, prapë së prapë shqiptarët qenkan shumë të gëzuar që janë kaq të varfër.

Barometrat punojnë me zhivë dhe kjo zhiva e eurobarometrit do të jetë me siguri e përzierë me kanabis, nga ajo që trazon mendjen dhe xhepat e disave….

Gallupi na thotë qartë, që shqiptaret duan të ikin në masë nga Shqipëria, por Gallupi përdor zhivë të pastër me sa duket”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?