“Pi kafe në lokale që janë ngritur me para krimi”? Rama: Se ku shkoj…
Gjatë bashkëbisedimit të sotëm me gazetarët kryeministri Edi Rama deklaroi se do të përfundojë shumë shpejt lufta kundër “të fortëve” me pasuri të paluajtshme.
Ndërkohë që i përgjigjet pyetjes së gazetares: “Kur shkoni të pini një kafe ju verifikoni resortet që s’janë ndërtuar me para të pista?”.
“Jo unë s’merrem fare me këtë punë se për sa kohë njerëzit janë të lirë janë edhe të pafajshëm. Se ku shkoj të pi një kafe apo ku shkoj të shëtis apo ku më kërkojnë të bëj një fotografi, ndërkohë që të gjithë ata që sillen në mënyrë të papranueshme me ligjin duke përfituar nga një status që u është njohur për shumë vite do duhet të ballafaqohen me një reagim shumë të vendosur të shtetit”, përgjigjet kreu i qeverisë.
KOHA JONË SONDAZH

