“Pikturat e një të droguari”, Berisha: Zhgarravitësi haluçinant

Një ditë më parë mediat e huaja shkruan për pikturat e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, se ato dukeshin sikur i kishte bërë një i droguar. Dhe ky vlerësim ishte bërë nga dy kritikë të artit në bienalen e Venecias.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Përmes një statusi në Facebook, Berisha duke ju referuar shkrimit të publikuar në media, thekson se dy kritikët e artit kanë vepruar sikur të ishin psikiatër.

Sipas tij në psikiatri diagnoza e një të sëmuri mendor vlerësohet në bazë të vizatimeve që ai bën, për të kuptuar shkallën e sëmundjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri Berisha:

Swiss Digital Mobile Reklama

Zhgarravitësi haluçinant!

Kritikët e artit shkruajnë për zhgarravinat e Ramës në Bienale se ato janë si zhgarravinat e një të droguari që nuk kanë vlerë tjetër veçse ato janë të një kryeministri!!

Të dashur miq, në psikiatri diagnoza e pacientit, më saktë se sa me çdo gjë tjetër arrihet duke analizuar shkrimet dhe vizatimet e tij në rast se pacienti ka nga ato. Në bienale të Venecias dy kritikë arti, sikur të ishin psikiatër vlerësuan zhgarravinat e Ramës si zhgarravinat e një adoleshenti të droguar, të cilat ndonëse ishin pa rëndësi pra pa vlerë, ishin ekspozuar aty sepse ishin të një kryeministri. Lexoni shkrimin e botuar në media.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?