Pjerin Ndreu, kritika institucioneve qeveritare. Po diskriminoni Lezhën

Deputeti i Lezhës, Pjerin Ndreu ka ngritur shqetësimin për mungesën e energjisë elektrike në zonën e Lezhës.

Në një reagim në Facebook ai thotë se mjaft zona në këtë qark janë pa drita dhe nga ana e OSHEE nuk ka asnjë reagim.

Duke e cilësuar diskriminuese sjelljen e institucioneve, deputeti i PS shprehet se në shtator do të kërkojë interpelancë në Kuvend për këtë çështje. Ndreu ngre shqetësimin dhe për mënyrën e aplikimeve punësimet në këtë institucion shtetëror.

Swiss Digital Desktop Reklama

“OSHE vazhdon politikën diskriminuese në Lezhë. Përveçse ka lënë zonën në ditë më të zeza ku mjafton një rrebesh shiu apo një erë e lehtë dhe gjithë zonat e Zadrimes, Torovicës, Tales, Shënkollit, Zejmenit janë ne terr, ka bërë një mish mash ne strukturë dhe burime njerëzore! Për tu mbyllë gojën dhe ca të paditurve që i përkthejnë statuset e mia si ju do fantazia e sëmurë, ne Shator filloj si deputet me interpelancë për gjendjen e krijuar. Nuk do ndalem asnjë moment për të demasku këtë maskaradë që luhet në kurrizin e komunitetit të Lezhës. Me 0-investime dhe me katrahure strukturë ku ik ai që punon e vjen ai që s’bën asgjë nuk mund të luhet më! Ftoj qytetarët që të kontribuojnë me çdo info që kanë!”,- shkruan Pjerin Ndreu.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?