Ndreu: Mos shani Ramën për vrasjet në Selenicë. Nga ngjarje si kjo s’keni për të shpëtuar kurrë
Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu deklaron se ngjarja e Selenicës, ku u vranë 8 persona, nuk është arsye për të akuzuar Edi Ramën dhe Policinë.
Në një koment në Facebook, Ndreu thotë se ngjarje të tilla kanë ndodhur dhe do të ndodhin.
Postimi i plotë në Facebook i Pjerin Ndeut:
“Ngjarja e rendë e Selenicës nuk është arsye me shprazë gjithë arsenalin e padijes duke akuzu Edi Ramën, qeverisjen, të etiketosh shoqërinë primitive, të gjesh policinë e paafte etj.
Të tilla raste dhe më rëndë kanë ndodhë e ndodhin çdo ditë gjithkund. Mbajtja në kontroll e krimit nuk është fjalë gojë, as fantazi pa lidhje gazetarësh e politikanesh. Por është lojë e vështirë për ato që e kane provuar në SHBA, Gjermani, Britani, France e kudo.
Ju them ju që shkruani që keni të drejtë të kërkoni qeveri më të mirë, ekonomi më të shëndoshë, shoqëri me solidare, por nga ngjarje të tilla s’keni për të shpëtuar sa të jeni gjallë!
Është e lehtë të shkruash ca te vjen në mend për fajtorë kur ndodh krimi. Më shumë vlejnë mesazhet për soldaritet në luftë kundër krimit që është një fenomen që i kërkon në një vijë të gjithë pa dallim partie, e jo njeri thumbit e tjetri patkoit!“,- shkruan Pjerin Ndreu në Facebook.
KOHA JONË SONDAZH

