Plas debati për kanabisin! Rama nuk pranon as raportet e SHBA për drogën: S’di t’i lexoj!

Kryeministri Rama dhe paneli i gazetarëve kanë prodhuar një sërë debatesh dhe replikash në lidhje me kanabizimin e Shqipërisë dhe shtimin e lartë të prodhimit dhe mbjelljes së kësaj droge.

Pavarësisht se të gjithë ishin pro idesë se fenomeni i shtimit të kanabisit është i mirëpranuar, i vetëm kundër të gjithëve, Kryeministri nuk e ka pranuar këtë fakt.

Në të kundërt, Rama është shprehur se i vetmi rast kur ka patur shtim të mbjelljes së kanabisit, është viti 2016… dhe kjo vetëm krahasuar me vitin 2015.

Swiss Digital Desktop Reklama

E teksa të gjithë deklaronin se ka patur një shtim të kanabisit, Fevziu ka pyetur kryeministrin nëse ka lexuar raportet e SHBA-ve për drogën. Rama ka habitur me përgjigjen, duke thënë nuk di t’i lexoj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për më tepër ndiqni debatin mes Ramës, Fevziut, Shkullakut dhe Bton Haxhiut:

Baton Haxhiu: Lufta kundër kanabisit. Pse të gjitha këto, gjatë mandatit tuaj i ke bërë për të bërë shtetin, e kjo të ka munguar.

Rama: Unë kam tjetër pamje për kanabisin. Lufta, e para njëherë është komplet mit që kanabisi mblidhej vetëm në Lazarat. Në cdo qark të Shqipërisë është mbjellë kanabis…

Kanabisi ka qenë i mbjellë në të gjithë hartën e Shqipërisë, komunikatat e policisë kanë qenë sekrete. Dihet vetëm se cfarë ka kapur policia, nuk dihet fare se cka patur. Guardia Di Finanza, fotografimet i ka patur në 2013, dhe Lazarati si sipërfaqe, është më i madh se cfarë është mbjellë vitin e kaluar.

Shkullaku: Nuk ka të madh e të vogël që nuk e di se kanabisi është 10 fishuar

Rama: Ka edhe të madh edhe të vogël… 90% e sasisë së kapur është bërë në bashkëpunim me Italianët. Atëherë nuk kishte kurrfarë bashkëpunimi, italianët kishin ikur fare. Policia e Shtetit ka qenë tmerr, e inkriminuar deri në fyt. Italianët nuk bashkëpunonin më me ne! Në 2013, sasia e mbjellë ka qenë më e madhe sesa vjet po të them! E ka raportin Guardia Di Finanza. Vjet është mbjellë më shumë sesa parvjet.

Rama: Vjet kemi patur një shtim në krahasim me parvjet. Këtë luftë e kemi filluar ne.

Fevziu: E filluat apo e pranuat?

Rama: Këtë luftë e kemi filluar ne Fevzi. Se këtu Lazarati ishte Republikë! Këtë vit mbyllet filmi, sepse plani që kemi bërë, nuk ka shprezë Zoti më!

Fevziu: Po raportin e amerikanëve e keni lexuar zoti Rama?

Rama: A nuk di t’i lexoj ato raporte unë…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?