Plas debati te komisioni i inceneratorëve! Jorida Tabaku: Dëshmitarët nuk ikin nga këtu, pa u pyetur
Kanë plasur debatet në Komisionin hetimor për inceneratorët mes kryetares Jorida Tabaku dhe ish-ministres së financave Anila Denaj.
Në seancën e sotme po dëshmojnë administratori i shoqërisë “Intergrated Technology Servis” shpk, Faraudin Arapi, dhe Administratori i Shoqërisë “Albtek Energy” shpk, Arjan Baci.
Pjesë nga debatet:
Denaj: Zonjë, riskeduloni agjendën dhe do rrimë këtu deri në fund.
Tabaku: Dakord, do e riskedulojmë e do japim më shumë kohë, por dëshmitarët nuk do të ikin pa u pyetur. Ditët i keni hequr, e tani doni të mbyllni komisionin.
Denaj: Kërkoj ndryshimin e agjendës. Di që ka një agjendë, më sqaroni se jeni kryetare. Ma riskeduloni të gjithën.
Edmond Spaho: Unë ju siguroj lëndën e parë, ju në këmbim a më jepni ndonjë lekë mua?
Baci: Nuk kemi kontratë 25-vjecare.
Spaho: Debati është për çmimin, sepse kompania juaj do çmim 12.5 lekë për kilovat. Në fakt ministria thotë do ua blejë për 8.5 lekë për kilovat. Ka një kontratë për 25 vjet dhe detyrimi është që ju t’i jepni shtetit vetëm 2% të përfitimit të energjisë. A është normale që një objekt që ndërtohet me paratë e shtetit t’i japë shtetit vetëm 2% të vlerës e pjesën tjetër ta fusë në xhep?
Baci: Jeni në kushtet e supozimit.
Spaho: Ore, ka një kontratë për zgjatjen e kontratës 25 vite.
KOHA JONË SONDAZH

