“Po çahet Tirana”? Shifrat e para sa protestues janë në shesh
Prej më shumë se 50 minuta, PD vijon me protestën në bulevardin përballë kryeministrisë. Kanë dalë edhe shifrat e para të protestuesve. Ish-kryeministri Sali Berisha e ka “zbuluar” në një status në Facabook, ku shkruan se: “600 mijë vetë, po çahet Tirana”, shkruan Berisha.
Më herët ish-kryeministri Berisha e cilësoi si një revolucion demokratik, paqësor që po vërshon drejt rrugëve të Tiranës me lumenj njerëzish. “Revolucioni demokratik paqësor drejt rrugëve të Tiranës me lumenj njerëzish”, shkruan Berisha.
Ish-kryeministri akuzoi se qeveria ka mbyllur kufinjtë. Sipas tij mijëra shqiptarë janë bllokuar në Morinë, Qaf Thanë, Kapshticë etj. Berisha nënvizoi se Kryeministri Rama iku nga Tirana me makinë të blinduar.
“Dhjetra mijera shqiptare bllokohen ne Morine, Qaf Thane, Kapshtice dhe Kakavi. Edi Rama iken heret nga Tirana ne drejtim te Durresit ne makine te blinduar, shoqeruar nga 25 makina dhe dy batalione, nje te gardes e tjetrin te policise. Tirana pellembe e njeri”,
KOHA JONË SONDAZH

