Po vjen furtuna e dytë nga Gjermania dhe pikërisht nga gazeta popullore “Bild”

Po vjen fortuna nga Gjermania. Dhe pikërisht nga gazetari i prestigjozes gjermane ‘Bild’, Pieter Tiede, i cili publikoi pak javë më parë në gazetë një shkrim ku zbardheshin përgjime që vetë Edi Rama kujdesej se si i kishte shkuar plani i manipulimit të votave në Dibër në zgjedhjet e vitit 2017. Ai pritet të kthehet fuqishëm sërish me një tjetër shkrim po për shitblerjen e votave nga Partia Socialiste në Shijak dhe Durrës.

Në një komunikim me Faxnews Tiede konfirmon se pjesë e shkrimit do të jenë edhe regjistrime të plota të përgjimeve të telefonatave dhe shembuj nga rasti i Astrit Avdylit, i njohur edhe si një nga të fortët e Shijakut.

Ky do të jetë një tjetër tërmet për qeverinë Rama, e cila në shkrimin e parë e kryqëzoi gazetarin gjerman, me pretendimin se ai ishte i blerë dhe kishte lidhje me opozitën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Njoftimi i gazetarit:

‘Përshëndetje, kam një histori të re … do të botohet sonte ose nesër në mëngjes … Shijak dhe Durrës … blerje votash nga ana e Partisë Socialiste … Me gjashtë rregjistrime të plota – përgjime telefonatash … në shqip dhe përkthyer në anglisht …

Ajo që kemi janë  regjistrime – ne do të kemi gjashtë regjistrime  në gjuhën shqipe në faqen tonë të internetit .. shembuj nga rasti i Astrit Avdylit.

Telefonata të bëra me politikan dhe votues’, shkruan Tiede.

Fortuna “Tiede” është nisur nga Gjermania drejt Tiranës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?