FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pohimi-Gjiknuri sqaron vlonjatët për marrëveshjen PD-PS: Demokracia po rrezikohej

Investimet e kryera në rajonin nr.1 të qytetit të Vlorës dhe projektet e pritshme që përfshijnë edhe zonën historike ishin objekt i diskutimeve në takimin e zhvilluar nga drejtuesi politik i Qarkut të Vlorës, Damian Gjiknuri, me banorët. Të pranishmëve ju drejtuan me fjalën e rastit edhe kryebashkiaku Dritan Leli, kryetari i Partisë Socialiste të Vlorës Anduel Tahiraj dhe kandidatja për deputete Saniela Xhaferi.

Duke ju referuar zhvillimeve të fundit politike, Gjiknuri sqaroi për qytetarët domethënien e marrëveshjes së arritur me opozitën.

“Për të mirën e vendit dhe për shkak të rrezikut që po i vinte demokracisë nga bojkoti i opozitës, ne bëmë një kompromis historik, pikërisht për t’i dhënë mundësinë qytetarëve shqiptarë që të votojnë në Qershor brenda parashikimit të ligjit e Kushtetutës, në afatin e përcaktuar. Përmes votës ata të ndajnë njëherë e mirë se nga kush do të qeverisen: do të qeverisen nga Partia Socialiste apo do të qeverisen nga forca të tjera?! Këta janë lojtarët që kemi në fushë; kemi Edi Ramën, kemi Lulëzim Bashën dhe kemi edhe Petrit Vasilin apo ndonjë tjetër. Kë do zgjidhnit ju për Kryeministër? Ja, kaq e thjeshtë është kjo pyetje”, u shpreh Gjiknuri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vlerësimin e tij, qytetarët e kanë shansin të vendosin me votë vazhdimin e reformave që konsolidojnë shtetin duke i dhënë besimin Partisë Socialiste dhe Edi Ramës.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ne kemi një shans kësaj rradhe për të votuar, për herë të parë të votojmë si vlonjatë. Kush ka bërë më shumë për Vlorën se sa kjo qeveri? Harrojeni politikën për një moment, harroni siglat e partive, të djathtë e të majtë, për herë të parë keni një shans, që përtej partive të votoni si vlonjat, të votoni për Vlorën, të votoni për Edi Ramën”, nënvizoi Gjiknuri.

Kryebashkiaku Leli ftoi qytetarët vlonjatë që të mos lënë në mes investimet për shndërrimin e Vlorës në qytet evropian por të zgjedhin vazhdimin e tyre.

Ndërsa kryetari i socialistëve të Vlorës, Anduel Tahiraj, tha se kjo forcë politik tanimë garon e vetme e pa koalicion, ndaj ka të gjitha mundësitë të tregojë forcën e saj reale, të marrë mbështetjen për të vazhduar më tej ato që janë nisur në 2013 e më pas në 2015 deri më sot.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?