FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Policia ”blindon” Ramën në Cërrik, PD nxjerr pamjet (VIDEO)

Kreu i qeverisë, Edi Rama, ndodhet në Elbasan në kuadër të Panairit të Punës. Gjatë vizitës në Cërrik, sipas PD-së, qytetarët të cilët kanë dalë për të protestuar paqësisht, janë ndaluar nga kordoni i policisë që i ndan ata nga takimi i Ramës me administratën.

Gjatë protestës së demokratëve në Elbasan pati dhe konfrontime me policinë, ku kreu i PD për Elbasanin, Aurel Bylykbashi, dhe protestuesit kanë debatuar me nëndrejtorin e Policisë se Elbasanit, Blerim Berbati, i cili ka qenë në krye të detyrës.

Pas protestës reagoi dhe deputeti demokrat, Luçiano Boçi, i cili tha se është cinike dhe tallje që të hapësh një panair pune në qytetin e Elbasanit më të madh të papunësisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai tha se pjesa më e madhe e të rinjve kërkojnë fatet në botë. Boçi shtoi se ky është një procesion tallës me ato çadra t’i hedhësh hi syve elbasanasve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?