FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Policia reagon për Berishën: Fotot me hashash në Krujë janë të dy viteve më parë

Policia e Shtetit ka reaguar sot ndaj një statusi të publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook. Berisha deklaronte duke ju referuar qytetarit dixhital se në Krujë është zbuluar një parcelë me 2 mijë rrënjë hashash.

Ndërkohë, Policia e Shtetit thotë, pas verifikimeve në terren, fotot janë bërë dy vite më parë.

Dekalarata e Policisë së Shtetit:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në lidhje me statusin e publikuar sot në rrjetet sociale nga deputeti Berisha, ku pretendohet se në zonën e malësinë e Krujës janë konstatuar 2.000 rrënjë kanabis, sqarojmë se fotot i përkasin një periudhe të mëhershme pavarësisht se janë përdorur si aktuale:
Në datë 9 korrik 2018, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike janë organizuar shërbimet dhe kanë ushtruar kontroll në fshatrat Mafsheq, Barkanesh, Njësia Administrative Cudhi dhe fshatin Kurcaj, Njësia Administrative Nikel ku në total janë gjetur dhe asgjësuar me anë të djegies 643 bimë Cannabis Sativa”, sqaron policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?