FIFA World Cup 2026™ 11 Korrik - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Politikani gjerman Reinhard Bütikofer: Ti thuash mik Vuçiç dhe armik Kurtit, kjo është çmenduri!

Politikani gjerman Reinhard Bütikofer, që është deputet i Parlamentit Evropian, ka reaguar pas deklaratës së Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, i cili tha se Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq e konsiderojnë si “partner të mirë”, derisa për Kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin tha se është i pasigurt nëse ende mund të konsiderohet partner i SHBA-së.

Përmes një postimi në Twëitter, Bütikofer ka thënë se kjo është “thjeshtë çmenduri”, raporton Express.

 “Ambasadori i ShBA’së në Serbi, Christopher Hill, duke komentuar konfliktin e vështirë Serbi-Kosovë, e quan Presidentin Vuçiq “partner të mirë” derisa vë në pikëpyetje nëse Shtetet e Bashkuara ‘mund ta konsiderojnë ende” Kryeministrin e Kosovës “partner”. Thjeshtë çmenduri”, ka shkruar Bütikofer./Express/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?