Post nga Rama, reagon Bregu: PO, nder për mua nëse…

Pas lajmit se ish-deputetja e PD, Majlinda Bregu, është emëruar nga Kryeministri Edi Rama për një post në Sarajevë, vetë Bregu ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social facebook.

Bregu konfirmon se ajo ka aplikuar për postin e Presidentes së RCC në Sarajevë dhe se nota i është përcjellë nga Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, zyrtarisht, Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.”Kam aplikuar me emrin tim për këtë pozicion. I cili është i pari i këtij niveli që nëse do ta fitoj, i jepet një shqiptari”,-shkruan Bregu.

Ajo e cilëson këtë post si një nder nëse ajo e fiton. ”Sigurisht që nuk i kushton asnjë lekë taksapaguesve shqiptarë. E fundit! Nëse do ta fitoj këtë pozicion, do të jetë një nder për mua, Shqipërinë dhe Shqiptarët kudo në rajon”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Statusi i Majlinda Bregut

Swiss Digital Mobile Reklama

Po lexoj një lajm që paska marrë dhënë për aplikimin tim për pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm, të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

E para: PO! Kam aplikuar me emrin tim për këtë pozicion. I cili është i pari i këtij niveli që nëse do ta fitoj, i jepet nje shqiptari.

E dyta! Nuk është pozicion që varet nga qeveria shqiptare dhe për rrjedhojë nuk mund të ofrohet nga qeveria shqiptare. Nota duhet të përcillet zyrtarisht nga Ministria e Jashtme, siç ndodh me çdo kanditat nga vendet e tjera që kanë aplikuar.

Zgjedhja e Sekretarit të Përgjithshëm është një proces i gjatë përzgjedhjes, votimesh në disa nivele nga të gjitha vendet e Evropës Juglindore dhe ku Komisioni Europian është partneri i tij kryesor. Sigurisht që nuk i kushton asnjë lekë taksapaguesve shqiptarë. E fundit! Nëse do ta fitoj këtë pozicion, do të jetë një nder për mua, Shqipërinë dhe Shqiptarët kudo në rajon.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?