Pranë Greqisë, Rama: 100 mijë euro ndihmë ekonomike

Qeveria shqiptare ofron ndihmë financiare prej 100 mijë euro për Greqinë për të lehtësimin e pasojave dhe dëmeve të shkaktuara nga zjarret masive të dy ditëve më parë. Fondi do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministria e Financave dhe e Ekonomisë ngarkohet për zbatimin e vendimit. Shuma prej 100 mijë eurosh u akordua si ndihmë për Greqinë edhe nga qeveria maqedonase.

Shqipëria ndjehet veçanërisht pranë Greqisë fqinje në këto orë tragjike për ata që humbën të dashurit e tyre dhe po përballen me pasojat e dhimbshme të një zjarri të tërbuar! Qeveria Shqiptare sapo aprovoi një donacion në shenjë solidariteti me vëllezërit e motrat tona“,- shkruan Edi Rama në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama

https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10155984562256523

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?