FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pranon rezultatin, Selami uron Bashën dhe zbulon çfarë do bëjë në PD

Kandidati për kreun e PD-së, Eduard Selami, pas shpalljes të rezultatit të garës, ka dalë në një konferencë për shtyp.

Selami u shpreh se e pranon rezultatin e zgjedhjeve, nga ku mori 5136 vota. Ai tha se kishte telefonuar Bashën, duke i shprehur urimet e tij, me gjithë parregullsitë dhe rezultatin që nuk ishte në favor të tij.

“Jam një hap para forcimit të PD. Më lejoni të falënderoj të gjithë ta që votuan në këto zgjedhje, që u morën me zgjedhjet, që u morën me vizionin tonë. Kjo është demokracia dhe ka një votim. E kam telefonuar zotin Basha sot dhe i urove fitoren. Jam gati për bashkëpunim”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai theksoi se pavarësisht këtij rezultati, do të vijojë të kontribuojë për ngritjen e PD-së. “Duhet të bashkohemi për një opozitë të fortë. Unë e kam thënë edhe më parë që gara e pabarabartë, por do vijoj kontributin tim në PD”, theksoi Selami.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në zgjedhjet e së shtunës, morën pjesë 59.834 anëtarë me të drejtë vote nga 103.952 anëtarë që ka Partia Demokratike në të gjithë Shqipërinë, ose 57.5 % e të gjithë anëtarësisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?