FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Prapë bie projektligji për shkollen e Magjistraturës

PS-ja dështon edhe këtë radhë për të blerë vota në Kuvend. Duke i mbetur qëndrimit se votimi i ligjit për teatrin ishte i parregullt, opozita braktisi seancën parlamentare duke lënë pezull edhe këtë radhë ligjin për shkollën e magjistraturës.

Duke qenë se nuk i ka votat për ta kaluar këtë ligj, shumica e shtyu për seancën tjetër, pasi siç tha Taulant Balla, “është në një proces dialogu me një pjesë të opozitës”.

Më herët, Balla ka thënë se është në negociata me LSI për ligjin në fjalë, por kjo është përgënjeshtruar nga kryetarja e kësaj force politike, Monika Kryemadhi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?