Preç Zogaj: Rama shkeli marrëveshjen, PD më mirë luftë me PS-në se të hynte në zgjedhje

Kandidati i PD per deputet ne Lezhe, Preç Zogaj ka deklaruar dje gjatë emisionit “Opinion” se në qarkun e Lezhës, në zgjedhjet e 25 qershorit ka hasur në një situatë të rëndë, pasi shit-blerja e votës ka qenë vrastare për rezultatin e Partisë Demokratike.

Zogaj tha se rezultati katastrofik i Partisë Demokratike ka ardhur sepse Edi Rama dhe Partia Socialiste kanë ngritur një strukturë që blenë vota.

Më tej, ai, bëri me dije, se ishte në dijeni të faktit se Rama do t’a shkelte marrëveshjen dhe do të përdorte të gjitha mjetet për të fituar. Megjithatë, pavarësisht kësaj,PD hyri në zgjedhje e ndikuar dhe në respekt të partnerëve stratëgjikë amerikanë. Por me atë që ndodhi në zgjedhje me blerjet masive të votave ai deklaroi se më mirë të kishim hyrë në luftë më PS-në se sa në zgjedhje.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Më mirë të kishim hyrë në luftë me Partinë Socialiste se sa në zgjedhje”,

Swiss Digital Mobile Reklama

Ishte kjo deklarata e fortë e Zogajt i cili tha se problem më i madh i Shqipërisë janë zgjedhjet dhe jo kjo që po ndodh me Partinë Demokratike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?