Presidenca konferencë shtypi sot në orën 12:00

Presidenca do të ketë një tjetër konferencë për shtyp sot, të mërkurën. Sipas burimeve zyrtare ajo do të zhvillohet rreth orës 12.00.

Nuk është ende e qartë nëse do të dalë vetë Presidenti Ilir Meta apo ndonjë nga këshilltarët e tij. Të njëjtat burime thanë se bëhet fjalë për një çështje shumë të rëndësishme që do të ndahet me publikun.

Edhe të martën nga zyra e kreut të shtetit pati 2 dalje për mediat. Fillimisht ishte këshilltari i tij për sigurinë kombëtare, Bahri Shaqiri dhe më pas vetë kreu i shtetit doli para gazetarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?